Transmetuar më 17-01-2021, 10:20

Babë e bir nga Selenica janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pas një sherri mes tyre në familje. Të arrestuarit janë, babai me inicialet N. L. 69 vjeç dhe i biri V. L. 27 vjeç nga Selenica.

Sipas policisë së Vlorës, arrestimi i tyre u bë pasi, gjatë një konflikti në shtëpi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj njëri- tjetrit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/