Transmetuar më 16-01-2021, 22:13

Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur Rovena Stefa pranoi se është në një lidhje. Ajo tha se ndihet e lumtur, mirëpo nuk e zbuloi identitetin e partnerit.

Ndërkohë që foli dhe për planet e dasmës që sipas saj do të kishte dy mijë të ftuar dhe e jashtëzakonshme për përmasat e saj.

Së fundmi, në një program televiziv në Kosovë, Rovena ka dhënë detaje të reja rreth njeriut që i ka marrë zemrën.

Ajo ka zbuluar se partneri i saj është nga Kosova, ndërkohë që nuk ka zbuluar ende nëse dhe ai i përket fushës së artit.

Kujtojmë se këngëtarja është treguar aktive dhe në muzikë.

Pak javë më parë ajo publikoi këngën “Le të thyhen gotat”, e cila është pritur mjaft mirë nga publiku.

Me fundin e pandemisë së shkaktuar nga Covid me siguri do të kemi edhe dasmën nga Rovena.