Transmetuar më 16-01-2021, 15:55
Foto ilustruese

Një 31-vjeçar nga Vlora është arrestuar pasi dyshohet se është një ndër personat që kanë lidhje me trafikimin e emigrantëve të vendeve të treta drejt Italisë.

Ai është Qazim Ismailaj, banues në fshatin Trevllazër të qytetit bregdetar.

Bëhet fjalë për ngjarjen e 1 jave më parë, ku u zbulua tentativa për kontrabandimin e emigrantëve në rruge detare.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se i riu ka strehuar në banesën e tij në fshatin Trevllazër, shtetasit e huaj emigrantë që kishin ardhur nga Tirana, të cilët do të largoheshin nëpërmjet detit në drejtim të shtetit italian, më datë 08.01.2021.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /k.k/noa.al/