Transmetuar më 16-01-2021, 15:06

Është një ndër këngëtaret më të njohura në arenën ndërkombëtare. Fjala është për Bebe Rexhën, artisten me origjinë shqiptare.

Shpesh komentohet në shtypin rozë, dhe këtë herë nuk ka dalë jashtë vëmendjes.

Ajo ka publikuar në “Instastory” një video ku tregon se ka marrë një dhuratë. Bëhet fjalë për një kitare të vogël, e cila është e bërë me çokollatë.

Ajo që vihet re është se 31-vjeçarja shfaqet me flokë të pakrehur dhe pa make up në fytyrë.

Megjithatë sërish është simpatike. /k.k/noa.al/