Transmetuar më 16-01-2021, 12:42

Ambasada e Francës në vendin tonë ka reaguar rreth kritikave të kryeministrit Rama në lidhje me politikën e ndjekur nga BE me vendet e Ballkanit Perëndimor për sa i përket vaksinave kundër Covid.

Kryeministri Edi Rama në një emision televiziv e cilësoi egoizëm dhe cinizëm mbajtjen stok nga ana e Francës të një sasie të madhe vaksinash, ndërsa ambasada e cilëson këtë pretendim të pavërtetë.

Ambasada shton se “informacioni mund të jetë shumë i ndjeshëm për mendjet e njerëzve”, ndërsa konsideron se “nuk është e përshtatshme të sulmosh në këtë mënyrë nominative një vend mik dhe aleat’.

Më tej, në reagim sqarohet se BE është donatori më i madh në Shqipëri me më shumë se 100 mln euro në shumë sektorë.

Lidhur me pandeminë Ambasada e Francës iu referua njoftimit të Komisionit Europian, i cili më 8 janar sqaroi se portofoli global i BE-së prej 2,3 miliardë dozash nuk ishte vetëm për t,a por edhe për vendet fqinje.

“Financimi u sigurua për vendet e Ballkanit Perëndimor me 70 milion euro nga programi IPA”, sqaron ambasada e Francës në një letër dërguar MEPJ.

/a.m/NOA.al