Transmetuar më 16-01-2021, 11:42

U ka skaduar karta e identitetit rreth 1 milion banorëve, kur mbeten 99 ditë nga zgjedhjet e 25 prillit.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj.

Sipas tij, janë mbi 800 mijë qytetarë, të cilët nuk e kanë rinovuar kartën e identitetit.

Ai tha se të gjithëve atyre që u ka skaduar karta duhet të paraqiten pranë zyrave të Gjendjes Civile.

Doracaj shtoi se karta e identitetit nuk është mjeti i vetëm identifikues për të marrë pjesë në zgjedhje, pasi qytetarët mund të përdorin dhe pasaportën. Por nëse u kanë skaduar edhe ID, edhe pasaporta, ata mund të penalizohen, nëse nuk do të ketë ndryshim të momentit të fundit.

Në total në zgjedhjet e 25 prillit kanë të drejtë vote 3.5 milionë banorë, kur rreth 800 mijë prej tyre jetojnë jashtë vendit. /a.m/NOA.al