Transmetuar më 16-01-2021, 10:36

Dy vëllezër kanë rrahur dy efektivë policie në Peshkopi, por në kohën kur ata nuk ishin në krye të detyrës. Pas ngjarjes policia bëri të mundur prangosjen e tyre.

Sipas policisë, të rinjtë u konfliktuan për motive të dobëta me dy shtetas  duke u shkaktuar dëmtime të lehta trupore, si dhe kundërshtuan punonjësit e Policisë gjatë shoqërimit në Komisariat, vihen në pranga 2 vëllezërit.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër u bë arrestimi në flagrancë i dy vëllezërve me iniciale R. T., 22 vjeç dhe K. T., 24 vjeç, banues në Dibër.

Arrestimi i tyre u bë pasi në qytetin e Peshkopisë, janë konfliktuar për motive të dobëta me dy shtetas ( punonjës policie që ndodheshin jashtë detyrës), duke u shkaktuar dëmtime të lehta truprore.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e Patrullës për shoqërimin në Komisariat të dy vëllezërve, të cilët i kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës duke i penguar në kryerjen e detyrave të tyre funksionale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprat penale "Plagosja e lehtë me dashje", kryer në bashkëpunim dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".

/a.m/NOA.al