Transmetuar më 16-01-2021, 10:28

Ishte shpallur në kërkim prej marsit të vitit të kaluar. Bajram Zela, 25 vjeç, është arrestuar nga Policia pasi  bashkë me Safet Zelën dhe Roland Sulën, të arrestuar më herët, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italsië 613 kg drogë me gomone.

Sipas njoftimit, nga shërbimet e Policisë është organizuar dhe finalizuar operacioni policor "Godull ", si rezultat i të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi:

– Bajram Zela, 25 vjeç, banues fshatin Shperdhet, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në muajin mars 2020, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale " Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit Safet Zela dhe Roland Sula (të cilët janë ndaluar gjatë operacionit "Godull", ), në mars 2020, në fshatin Godull, Kurbin, kanë tentuar të trafikojnë me gomone, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme. /a.m/NOA.al