Transmetuar më 16-01-2021, 10:16

Një vajzë e mitur në Ksamil është abuzuar për 5 vite me radhë nga njerku i saj.

Sipas dëshmisë së dhënë nga e mitura rezulton se historia ka nisur në moshën kur ajo ishte vetëm 9 vjeçe.

A abuzuara është aktualisht 14 vjeçe dhe në dosje rezulton se abuzimi i fundit sipas vajzës nga njerku ka ndodhur më 4 janar 2021, ku dhe 14-vjeçarja mori guximin për të denoncuar rastin.

Denoncimi është bërë nga vajza 14-vjeçare dhe nëna e saj dhe më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 40-vjeçar.

I akuzuari, 40-vjecari Elidon Xhaferri, fillimisht nuk e ka pranuar para gruas se ka abuzuar seksualisht me vajzën e saj. Ai ka kërkuar ballafaqim me të miturën, dhe pasi ajo ka treguar gjithçka, i ka rrëfyer se kanë qenë vetëm dy raste të ngacmimit seksual.

Ndër të tjera e mitura konfirmon se sa herë që nëna e saj nuk ndodhej në shtëpi, njerku nxirrte vëllain që të lozte jashtë dhe abuzonte seksualisht me 14 vjeçaren.

Dosja e plotë:

Ne daten 21.04.2020  eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise Sarande shtetasja {xxx}e bija e{xxx}e dtl. 05.04.2007, lindur ne Sarande dhe banuese ne Ksamil Sarande. E  mitura e shoqëruar nga e ëma ka kallëzuar se është dhunuar seksualisht nga njerku i saj. Me konkretisht kallezuesja e mitur në prezencën e psikologes Lorena Dizdari në prezencën e kordinatores së të miturve pranë prokurorisë Sarande në prezencën e avokates Marsela Alia ka parashtruar rrethanat si me poshte:

Prindërit e saj quhen{xxx}por janë divorcuar në kohën që kallëzuesja ka qenë rreth dy vjeçe.  E ëma më pas është martuar me kete shtetas me të cilin ka dhe një djalë të moshës 9 vjeç dhe jetojnë të katërt në Ksamil. E mitura deklaron se me njerkun e saj ka pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës që kanë jetuar në Greqi. Kur kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri sjellja e tij ka ndryshuar. Ai ka filluar që ta ngacmojë seksualisht derisa ka arritur në pikën që ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të. Episodi i parë që referon në kallëzimin e saj e mitura ka nisur një ditë të zakonshme kur ajo ka qenë rreth 9 vjeçe dhe duhet të bënte një dush. Mami i saj do lante vëllain e vogel, ndërsa njerku tha se do të lante atë. Gjatë kohës që e ndihmonte të miturën të bënte dush njerku e ka prekur atë në vende intime duke e ngacmuar seksualisht edhe pasi kjo e fundit i ka thënë se ka dhembje dhe nuk duhet të vazhdonte ta prekte më. Mbas kësaj dite ai ka vazhduar më tej; ne nje rast kur e ema e kallëzueses është larguar në Tiranë për t’i kryer një vizitë mjeksore tek okulisti djalit të saj. Në kohën që e mitura dhe njerku janë gjendur të vetëm në shtëpi ky e ka ngacmuar seksualisht përsëri duke e prekur në vende intime dhe ka fjetur me të në një krevat derisa ka ardhur e ëma në shtëpi.

Ngjarja ka agravuar më tej në kohën kur e mitura ka qenë në klasën e pestë një ditë kur vëllai i vogël i ka kërkuar mamasë së tyre që të flinte me të njerku{xxx}ka shfaqur vullnetin për të fjetur me vajzën e mitur me justifikimin që ajo të mos ishte vetëm. Gjatë kohës që po flinte e mitura deklaron se njerku i është afruar dhe e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kallëzuesja pohon se ka ndjerë shumë dhembje dhe njerku pasi ka mbaruar i ka thënë që të shkojë në tualet të pastrohet pasi ajo kishte gjakderdhje.

Sipas kallëzueses pas këtij episodi njerku i saj i thoshte vëllait që të luante përjashta me shokët dhe në momentin që e ëma nuk ndodhej në shtëpi ai hynte në dhomë mbyllte dritaret që mos ta hapte njeri dhe e vendoste te krevati me force pa dëshirën e saj duke e kapur nga gjoksi e zhvishte pastaj i hiqte tutat afronte organin seksual me qëllim që të penetronte.

E mitura deklaron se kishte frikë dhe largohej pasi e dinte që do të kishte dhembje sapo ai të afrohej  por njerku e kapte nga mbrapa me duar dhe me forcë e afronte rreth vetes. Afërsisht nga data 20 dhjetor 2020 kallëzuesja deklaron se njerku i ka shkuar përsëri tek dhoma pasi kishte tre muaj që nuk e kishte prekur dhe ka tentuar të kryejë përsëri marrëdhenie seksuale me të por ajo ka mundur të largohet dhe ka hipur në tarracën e shtëpisë derisa ai është larguar nga shtëpia. Në datën 04.01.2021 vijon më tej e mitura rreth mbasdites pasi e ëma ishte në punë njerku ka shkuar përsëri tek dhoma e saj dhe i kërkoi vëllait të vogël të luante me shokët. E mitura deklaron se duke menduar se ai mund të tentonte përsëri ta përdhunonte si herët e tjera ka ikur nga shtëpia dhe ka shkuar tek e ëma me mendimin për t’i treguar për ngjarjen. E ëma nuk kishte pasur kohë të bisedonte në ato momente dhe ajo ka shkuar te tezja e saj dhe i ka treguar të gjitha çfarë kishin ndodhur. Më pas  tezja ka komunikuar me mamanë e saj dhe e kanë shoqëruar për të bërë kallëzimin në polici.

Pasi ka kallëzuar e mitura është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale mamaja dhe tezja e saj. E  ëma e të miturës shtetasja {xxx}ka deklaruar se nuk ka pasur dijeni rreth ngjarjes dhe është shokuar në momentin që e ka mësuar prej vajzës së saj. Ajo pohon se e ka njohur bashkëshortin aktual kur ka qenë në moshën 15 vjeçare dhe ka qenë e dashuruar me të gjatë gjithë kohës edhe pasi është martuar me shtetasin {xxx} babain e kallëzueses. Ky i fundit i ka kërkuar divorcin pasi kishte dyshime mbi atësinë e fëmijës së tyre por deklaruesja sqaron se{xxx} është babai biologjik i Sonilës.

Në kohën që u nda nga shtetasi {xxx} i kallëzuari i ka premtuar se do e rrisnin vajzën e saj si të ishte e tyre dhe ajo është martuar me të dhe më pas kanë lindur dhe një djalë. Në këto kushte jetonin të katërt në një shtëpi. Deklaruesja pohon se ka pasur raste që bashkeshorti i saj ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj pasi nuk kishte marrëdhenie të mira me familjen e saj për shkak të një dënimi që bashkëshorti kishte marrë së bashku me babanë e saj. Pasi ka marrë vesh nga vajza e saj në lidhje me faktin e abuzimit nga ana e bashkëshortit deklaruesja pohon se e ka pyetur këtë të fundit. Ai nuk e ka pranuar fillimisht se ka kryer marrëdhenie seksuale me vajzën por ka kërkuar ballafaqim. Në momentin që vajza ka ardhur dhe e ka akuzuar në prezencë të saj që ai kishte dy vjet që abuzonte sekualisht me të duke kryer marrëdhenie seksuale deklaruesja pohon se përgjigjja e bashkëshortit të saj ishte se ka ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme. Deklaruesja pohon se ka qenë e shokuar dhe i ka kërkuar të largohet përfundimisht nga jetët e tyre. Ai ka thënë se do të vrasë veten dhe më pas është larguar. Të nesërmen e ka takuar përsëri dhe i ka thënë se nuk mund të jetojë pa ata dhe i ka treguar se nëse nuk do ktheheshin bashkë ai do të pinte një ilaç dhe të helmohej. Pas kësaj deklaruesja ka shoqëruar vajzën për të bërë kallëzim në polici.

Në kuadër të hetimit është pyetur shtetasi {xxx} i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezent e ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e puthur në buzë duke e prekur në vende intime tek gjoksi vithet në kofshë dhe në vaginë. Të gjithë këtë ngjarje ai e justifikon me faktin se nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.

Lidhur me sa më sipër policia gjyqesore ka perpiluar vendimin per kryerjen e ekspertimit mjeko-ligjor me qellim per te percaktuar nese tek shtetasja{xxx} kishte shenja te deflorimit seksualnese ka arritur pjekurine seksuale etj. Nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor ka rezultuar se tek shtetasja{xxx}

– Nuk janë konstatuar dëmtime të jashtme trupore;

– Është e defloruar e vjetër;

– Ka arritur pjekurinë seksuale.

Pasi jane siguruar te dhenat e mesiperme Policia Gjyqesore ka bere ndalimin e shtetasit {xxx} i dtl. 05.06.1981 si te dyshuar per vepren penale te “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Prokurorja argumenton se për sa më lart konstatohet se ekzistojnë dyshime të arsyeshme se në rastin konkret janë konsumuar elementë të veprës penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Në vlerësimin praprak të rrethanave të faktit penal të ndodhur teksa i kanë rezultuar dyshime për ekzistencën e veprës penale “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal bazuar në këto dyshime më datë 10.01.2021 ora 01.00 oficeri i policisë gjyqësore ka kryer ndalimin me iniciative te shtetasit {xxx}

Referuar parashikimeve ligjore të mësipërme organi i akuzës vlerëson se duhet të bashkekzistojnë disa premisa faktike dhe ligjore në mënyrë që ndalimi si veprim procedural me iniciativë të policisë gjyqësore  të jetë legjitim kushtetues dhe në përputhje me Konventën Europiane të të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut.

Pas shqyrtimit te materialit referues vleresohet se ndalimi i kryer nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore plotëson kërkesat e nenit 253 te Kodit te Procedures Penale për shkak të llojit të veprës penale për të cilën dyshohet të ketë kryer shtetasi në fjalë si dhe masës së dënimit të parashikuar nga Kodi për këtë vepër penale. Kështu vepra penale për të cilën dyshohet se ka kryer ky shtetas bazuar në nenin 100/2 të K.Penal parashikon dënim me burgim jo më pak se 25 vjet qe plotëson kushtin e përcaktuar nga neni 253 të K.Pr.Penale për lejimin e ndalimin dhe për krime të kryera që parashikojnë dënimin me burgim jo me te ulet ne maksimum se katër vjet.

Nga sa u parashtrua më sipër i kerkohet Gjykatës të vleresojë të ligjshëm ndalimin e shtetasit {xxx}si të dyshuar për veprën penale të “Marredhenie seksuale ose homoseksuale me te mitur” te parashikuar nga neni 100/2 i Kodit Penal.

Lidhur me kërkesën për caktimin e masës së sigurimit prokurorja  për shkak të dyshimeve të arsyeshme bazuar në prova si dhe për shkak të nevojave të sigurimit që kanë lindur vlerëson se ndaj shtetasit të ndaluar duhet të caktohet masë sigurimi personal e karakterit shtrëngues. Ndaj perveç kërkesës së vleftësimit si të ligjshëm të arrestimit në flagrance në bazë të nenit 238 te Kodit të Procedurës Penale i kërkon Gjykatës të caktojë një masë të sigurimit personal ndaj të arrestuarit{xxx} konkretisht masën “Arresti me burg”

/a.m/NOA.al