Transmetuar më 16-01-2021, 09:24

Denoncimi është bërë nga vajza 12-vjeçare dhe nëna e saj.

Bëhet me dije se vajza abuzohej seksualisht nga njerku i saj 39-vjeçar, E. Xhaferraj dhe historia  kishte nisur që kur ishte 9 vjeç.

Më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 39-vjeçar.

Mësohet se 12-vjeçarja ka denoncuar se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.

Hera e fundit që ai ka tentuar ta abuzojë seksulaisht ka qenë më 4 janar të këtij viti. Vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka shkuar tek nëna për të rrëfyer gjithçka.

Nëna e 12 vjeçares nuk kishte kohë të bisedonte me vajzën e saj pasi ishte në punë, kjo e fundit ka shkuar dhe i ka rrëfyer gjithçka tezes, sipas “reporttv”.

Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme.

Njerku është ndaluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi, ai e ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime.

Ai është justifikuar duke thënë nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.

(Foto, ilustrim)/.a.m/NOA.al