Transmetuar më 15-01-2021, 23:29

Katër anëtarë të dyshuar të një grupi të krimit të organizuar, të gjithë shqiptarë, janë arrestuar nën akuzë për pastrim parash dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.

Ata u kapën me 340,000 paundë (para kesh) dhe kokainë me vlerë 400,000 paundë.

Oficerët kundër Krimit të Organizuar i arrestuan 4 shqiptarët në Londër dhe Essex.

Rrustem Dauti, 30 vjeç dhe Fisnik Kurtucai, 32 vjeç, u arrestuan nga oficerët në “Cambridge Road North”, Chiswick, nën dyshimin e pastrimit të parave pasi oficerët iu gjetën në çantë shumën me  rreth 100,000 paundë.

Policia arrestoi një shqiptar  tjetër, Florian Meshi, 22 vjeç, për shkelje të imigracionit dhe trafikut të drogës. Ndërsa në banesën e Dautit në Trotwood, Hainault, u sekuestruan 140,000 paund të tjera dhe mjete prerëse për kokainën.

Një kontroll në banesën e Meshit u krye, ndërsa oficerët arrestuan një shqiptar të katërt, Azem Gashi, 26 vjeç. Ai akuzohet për veprën penale të drogës, pasi katër kilogramë kokainë iu gjetën në banesë, së bashku me rreth 100,000 paund të tjera.

Të katër shqiptarët pasi janë njohur mbrëmë me akuzat do të dalin para gjyqit më 12 Shkurt.

/a.m/NOA.al