Transmetuar më 15-01-2021, 23:00

Ministri Saudit i Mbrojtjes, Princi Mohamad Bin Salman, bëri një ofertë të diskutueshme dje, gjatë një konference për shtyp, që mund të zgjidhte problemet financiare të reperit Kanye West, për gruan e tij, Kim Kardashian.

Princi i fuqishëm i cili ka një pasuri të vlerësuar prej më shumë se një miliard dollarë i ofroi t’i paguante reperit 10 milion dollarë për të kaluar një natë me gruan e tij.

“Unë nuk kam asnjë interes për muzikën ose veshjen e tij,” u tha Princi Mohamad gazetarëve, “por gruaja e tij, ajo është një thesar me vlerë të paçmueshme. Me kënaqësi do të paguaja 10 milion dollarë ose edhe më shumë për të kaluar një natë me të. ”

As Kanye West as Kim Kardashian nuk kanë reaguar ende për ofertën, por oferta ka provokuar reagime të dhunshme nga organizata të ndryshme feministe.

Në një intervistë me CBS, zëdhënësja e Rrjetit të Veprimit për Çlirimin e Grave, Jane Austin, e quajti ofertën “një fyerje për gratë në të gjithë botën”, duke thënë se tregon se si gratë trajtohen ende si objekte në pjesë të caktuara të botës. Organizata Kombëtare për Gratë madje bëri thirrje për një protestë, e cila do të zhvillohet të shtunën përpara ambasadës Saudite në Uashington.