Transmetuar më 15-01-2021, 19:04

Gazetari dhe botuesi Fahri Balliu tha se kryeministri Edi Rama nuk ka ofertë për shqiptarët në fushatën elektorale ku do të kërkojë një mandat të tretë.

Ai tha lidhur me darkën luksoze të disa ministrave se ajo nuk është gjë, krahasuar me 18 mijë euro një shishe verë që sipas tij, u ble nga Rama në Paris.

“Qeveria ka një besim të madh që Rama do t’ia hedhi edhe këtë herë, nuk thotë do t’ia fitojë. Kjo varet nga kokëfortësia e fakteve dhe lufta e opozitës, nëse do t’ia hedhë apo jo edhe këtë herë. Unë gjykoj që ky konsideron qeverisje daljet në televizor. Ky e çoi tepsinë në Dubai”.

“Me ato lekë që kanë këta shkojnë në Dubai apo ku të duan. Çështja s’është aty, por te mënyra si vajtën. Delegacioni në Dubai ka qenë 28 veta. Ka patur edhe njerëz të medias që këta s’i thonë. Ka qenë edhe kryeministri në Francë me 18 mijë euro shishja. Rama është pa ofertë në këto zgjedhje. Oferta e Ramës është anti elektorale, anti-njerëzore, anti-shqiptare”, tha Balliu.

Ai i dha këto deklarata i ftuar në “News24”, ku foli edhe për fushatën. “Fushata ka filluar, ka parti dhe forca politike me forma të ndryshme të punës. Po të shikosh LSI-në është në terren kryetarja. Vë re që kryeministri dhe PS respekton atë stilin e heshtjes dhe të punëve të nëndheshme, që një pjesë e madhe janë të dënueshme. Unë them që Shqipëria është në fushatë”, – u shpreh ai.

/a.m/NOA.al