Transmetuar më 15-01-2021, 17:32

Një person është rrëzuar sot nga një pallat në ndërtim.

Ngjarja është raportuar në rrugën "Sali Nivica".

53-vjeçari me inicialt R. X, dyshohet se ka rënë aksidentalisht, dhe ka marrë disa lëndime në trup.

Pas transportimit në spital ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të incidentit. /k.k/noa.al/