Transmetuar më 15-01-2021, 16:22

Një vajzë dyshohet se është rrëmbyer pasditen e sotme.

Ngjarja është raportuar në Kamëz, ku kanë qenë qytetarët që kanë denoncuar.

Ata kanë telefonuar në Komisariatin 5 duke thënë se kanë parë që vajzë që është futur me forcë në një makinë.

Janë ngritur pika kontrolli për të vërtetuar këto pretendime, por deri tani nuk ka asgjë të konfirmuar. /k.k/noa.al/