Transmetuar më 15-01-2021, 14:57

Kryeministri Rama dhe kreu i Partisë Demokratike Basha janë përplasur në distancë.

Basha iu përgjigj irionisë së kreut të Qverisë, që në komunikim me gazetarët thumboi liderin e opozitës.

Sipas Bashës, vendi ndodhet në krizë, ndërsa Tirja i Qeverisë, duke iu referuar Edi Ramës, gajaset në Tuiter.

“Mijëra familje shqiptare po vuajnë nga përmbytjet, ngrica, pandemia dhe kriza ekonomike, ndërsa Tirja i qeverisë e ka mendjen të gajaset në Tuitter.

Asgjë nuk i mbulon dot dështimet e Tires së qeverisë, as skandalin e darkës luksoze në Dubai, as shumëfishimin e pasurisë së tyre”, shkruan Basha në rrjetet sociale. /k.k/noa.al/