Transmetuar më 15-01-2021, 14:11

Një efektive e Policisë Rrugore është aksidentuar në Tiranë nga një automjet mesditën e sotme.

Mësohet se punonjësja e policisë, me iniciale A.Sh.,është dërguar menjëherë në spital me fraktura, jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 15.01.2021, rreth orës 12:55, tek Cassa Italia, mjeti me drejtues K. V, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor shtetasen A.Sh, aktualisht në shërbim, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe policia vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /e.a/noa.al/