Transmetuar më 15-01-2021, 13:40

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme, kryeministri Edi Rama iu përgjigj akuzave të presidentit Ilir Meta lidhur me situatën e përmbytjeve në vend.

Pak ditë më parë, kreu i shtetit kërkoi reagim të shpejtë nga qeveria dhe jo propagandë, në mënyrë që të merren masa për familjet dhe banorët e izoluar.

Ndërkohë, Rama sot duke iu përgjigjur kritikave të ish-aleatit të tij, ironizoi me dy fjalë: “Presidenti është në hall, Meta është në kërkim të një ‘komerdareje’. Kudo ku sheh ujë, shkon për të gjetur ‘komerdaren’, nuk e ndihmoj dot, punë  e tij”.

Në të vërtetë Meta vizitoi para pak ditësh nga afër zonat e përmbytura dhe e cilësoi të papranueshëm faktin që familjet e izoluara vuajnë mungesën e ujit të pijshëm dhe të rezervave ushqimore.

"Fatura e përmbytjeve nuk duhet të rëndojë mbi qytetarët, të cilët kanë sot nevojë emergjente për shërbime dhe jo për propaganda”, deklaroi Meta. /e.a/noa.al/