Transmetuar më 15-01-2021, 13:27

Kryeministri Edi Rama, ka sqaruar se në maskën anti-Covid që mban në fytyrë, nuk është e stampuar logoja e Partisë Socialiste, por janë lule dhe germa që atë personalisht e intrigojnë.

“Kjo është maska ime, nuk është logo e PS. Janë germa dhe lule të dashura për mua dhe yje që janë po ashtu pjesë e figurave që më intrigojnë. Lexojini si të doni. Dikush i lexon PS dhe dikush ndryshe. Nuk është logoja e Partisë Socialiste”, ka thënë Rama.

Në fakt, ndaj kryeministrit Edi Rama ka pasur akuza nga opozita në KQZ, se përdor maskë me simbole partike, që sipas Kodit Zgjedhor nuk lejohet të përdoret në aktivitete qeveritare katër muaj para zgjedhjeve parlamentare. /e.a/noa.al/