Transmetuar më 15-01-2021, 11:27

Nga aksident tragjik i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti, ka mundur të mbijetojë vetëm një vajzë 3-vjeçare, ndërsa familja e saj me tre anëtarë të tjerë dhe njw tw afwrm të tyre, është shuar për fat të keq.

Nga burimet mësohet se gjendja e vajzës është serioze dhe sipas mjekëve, diagnoza e caktuar për të është ‘politraumë’.

Pas aksidentit të rëndë, ajo është dërguar fillimisht në qendrën shëndetësore të Mirditës për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe më pas u transportua në Spitalin Ushtarak në Tiranë, ku ndodhjet në gjendje kritike për jetën.

Nga përplasja e rëndë, humbën jetën burrë e grua, vajza dhe nipi i tyre. Viktimat janë Blerim Avdiaj, 51 vjeç Anjeza Avdiaj, 34 vjeçe burrë e grua, vajza e tyre Medina Avdiaj, 6 vjeçe dhe nipi, Klejdi Koçi, 11 vjeç.

Dyshimet e para janë se makina me të cilën udhëtonte familja nga Kosova ka tentuar të parakalojë automjetet para saj në një pikë kthese.

Teksa ka qenë në parakalim, kryefamiljari nuk ka mundur të shohë kamionin që po vinte në drejtim të tij dhe në këtë moment ka ndodhur përplasja fatale.

Drejtuesi i kamionit, Isa Ishala, edhe ky një shtetas nga Kosova, është marrë në pyetje nga efektivët dhe është lënë i lirë pas përfundimit të procesit.

Automjeti “Citroen” me të cilin udhëtonte familja nga Kosova, u përplas me një kamion pasditen e së enjtes në Rrugën e Kombit, në aksin Milot-Morinë. /e.a/noa.al/