Transmetuar më 15-01-2021, 10:29

Presidenti Ilir Meta ka ngritur sërish shqetësimin e largimit të të rinjve nga Shqipëria. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit thotë se “80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen dhe  94 % e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen”.

Meta thotë se rinia ka nevojë për shpresë dhe për besim.

“80 % e të rinjve, që studiojnë në Shqipëri duan të largohen. 94 % e të rinjve, që studiojnë jashtë, nuk duan të kthehen. RINIA KA NEVOJË PËR SHPRESË DHE BESIM”, shkruan Meta.

Një ditë më parë, në një video-konferencë me profesorë dhe ekspertë, presidenti Meta deklaroi se asgjë nuk i justifikon shifrat e larta të emigrimit dhe se shpopullimi është një problem kombëtar që duhet të bashkojë institucionet dhe qytetarët. /e.a/noa.al/