Transmetuar më 15-01-2021, 09:58

Qyteti i Pogradecit është zgjuar sot i mbuluar nga dëbora, e cila ka përfshirë zonën e juglindjes së vendit dhe jo vetëm.

Ulja e temperaturave ka bërë që gjatë natës të bien reshje dëbore, duke zbardhur qytetin liqenor.

Por, përveç bukurive që të fal bardhësia e dëborës, ka edhe problematika. Kështu rrugët brenda qytetit kanë ngrirë, duke bërë që drejtuesit e automjeteve të përdorin zinxhirë.

Prej dy ditësh në gjithë Shqipërinë ka pasur ulje të ndjeshme të temperaturave, duke bërë që në zonat e thella të ketë edhe reshje bore. /e.a/noa.al/