Transmetuar më 15-01-2021, 09:43

Një grua 39-vjeçare është arrestuar nga Policia e Tiranës. Kjo e fundit, në një njoftim të saj, thotë se shtetasja me iniciale M.T., ka dhunuar fizikisht babain e bashkëshortit të saj, ndërsa është prangosur në flagrancë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë i shtetases M. T., 39 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj babit të bashkëshortit të saj”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/