Transmetuar më 15-01-2021, 09:33

Një automjet është djegur gjatë natës në Durrës. Sipas policisë, raportohet se në orën 03:30 të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 15, ka marrë flakë mjeti tip "BMW", në pronësi të shtetasit R. Xh. dhe si pasojë ka pasur vetëm dëme materiale.

Sipas burimeve, dyshohet që zjarrvënia të jetë qëllimshme. Mësohet se autorët janë regjistruar nga kamerat filmike.

Policia ka konstatuar se kanë qenë dy persona me bidonë në dorë. Pas vënies së zjarrit, ata i kanë lënë bidonët në oborr, të cilat janë gjetur nga blutë dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Në ambientet e Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona të dyshuar që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /e.a/noa.al/