Transmetuar më 14-01-2021, 23:36

Kryeministrit Edi Rama i ftuar këtë mbrëmje në Open, u ndal edhe te marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Rama thase Shqipëria ka disa çështje të hapura me Greqinë dhe nuk pranoi të komentonte për rolin e tij në dialogun mes Turqisë dhe Greqisë.

“Shqipëria ka disa çështje të hapura me Greqinë, por këto që thoni ju nuk qëndrojnë. Ju doni që Shqipëria të dalë keq edhe kur nuk është keq”- tha Rama.

A jeni ju negociator?- e pyeti Eni Vasili.

“Nuk pranoj të komentoj për këtë çështje sepse nuk është etike. Un nuk jam negociator. Kam një fjalën time në këtë hapësirë”- tha Rama.

E ka cituar edhe Bild- vijoi Eni Vasili.

“Po për këtë mund të pyesni Bildin. Unë me ata kam edhe konflikt interesi. Në fund Bild thotë se ndërton ura. Unë ndërtoj, por nuk jam negociator”- tha Rama.