Transmetuar më 14-01-2021, 23:05

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftuar në “Opinion” deklaroi se zgjedhjet e 25 prillit janë referendum për ndryshim.

Ai tha se vendi ndodhet në një udhëkryq historik dhe se opozita do të jetë në përkrah me çdo shqiptar.

Pyetjes nëse do të largohet nga kreu i PD-së nëse nuk fiton në zgjedhjet e 25-prillit, Basha iu përgjigj:

"Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike. Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja", tha Basha.

Nëse humbni zgjidhjet ju ikni nga PD?

Basha: Sot po diskutohet për fatin e Shqipërisë, jo për të ardhmen time. Sot shumica e dërrmuese e shqiptarëve duan ndryshim. Sfida e koalicionit jo largimi i Ramës, ai është i vetëlarguar. Ne jemi të bindur 100% se me pjesëmarrjen masive të votuesve shqiptarë më 25 prill, do të garantohet jo vetëm ndryshimi i qeverisë por edhe një kulturë e re politike që ka në themel zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Çfarë do bësh më 26 qershor nëse i humb zgjedhjet?

Basha: Nuk ka asnjë mundësi që shumicës që kërkon ndryshim t’i mbyllet goja./noa.al/