Transmetuar më 14-01-2021, 22:03

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zbuluar këtë mbrëmje në emisionin "Opinion" se është ai kandidati për kryeministër i opozitës.

"Padiskutim që unë jam kandidati për kryeministër. Ky është një vendim i shpallur tashmë", tha Basha gjatë fjalë së tij pasi u pyet në panel.

Më poshtë biseda

Mirela Milori: Kush do të jetë kandidatura për kryeministër ? Ju do të jeni kryeministri i ardhshëm?

Blendi Fevziu: Këtë desha të pyesja. Dakord, faktikisht nuk keni një apo shumë lista por konkretisht keni një kryeministër apo do të dilni me disa figura ?

Lulzim Basha: Padiskutim që po.

Blendi Fevziu: Kush është? Jeni ju?

Lulzim Basha: Padiskutim që jam unë.

Blendi Fevziu: Pra ju jeni kandidati i të gjithë opozitës për Kryeministër?

Lulzim Basha: Padiskutim që unë jam kandidati për kryeministër. Padiskutim që kandidati jam unë. Ky është një vendim i shpallur tashmë. Një vendim i cili vjen jo thjesht dhe vetëm si një vendim politik i koalicionit tonë por vjen edhe si një shprehje e vullnetit të qytetarëve. Ne kemi tashmë më shumë se tetë muajsh matje të qarta në terren që tregojnë jo thjeshtë në kuadrin e koalicionit por dhe përballjen me kryeministrin në ikje që ka një preferencë të qartë që unë në detyrën time sot si Kryetar i partisë më të madhe të Opozitës dhe nesër si kryeministër të marr përsipër barrën e qeverisjes së vendit.