Transmetuar më 14-01-2021, 21:42

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel ka folur rreth vaksinimit të tij kundër Covid-19 me vaksinën Pfizer.

Sipas tij vaksinimi është i rëndësishëm për shkak se secili që e bën vaksinën nuk është më hallkë shpërndarjeje e infeksionit.

Ndërkohë për sa  i përket vaksinave të para të mbërritura në Shqipëri, Rama ka ritheksuar se nuk do ta thotë emrin e shtetit dhurues.

Ai ka shtuar se këtë do ta bëjë në një moment të dytë, por në këtë kohë do të ruajë konfidencialitetin.

"Nuk e di çdo me thënë dorazi se nuk e di të ketë një dorë kaq të gjatë. Vaksinat kanë ardhur si kanë vajtur kudo me mjetin e transportit. Me të gjitha kushtet e transportit. Kanë qenë të shoqëruar me njësi speciale sigurie dhe janë marrë në dorë nga autoritetet tona dhe një njësi tjetër speciale e jona. Kanë ardhur si në të gjithë botën. Na e ka kërkuar shteti dhurues që të mos e nxjerrim emrin. Ka qenë një dhuratë për Shqipërinë. Unë e kam kërkuar si lypsi më i dalluar. Më këto kushte konfidencialiteti është i pathyeshëm. Në një kohë të dytë do të themi", u shpreh Rama.