Transmetuar më 14-01-2021, 21:00

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Berat.

Aksidenti ka ndodhur në By Pass-in e ri të qytetit, ku një automjet tip “Mercedes Benz”me targa AA 484 AX, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Mjeti fillimisht është përplasur me shtyllën elektrike të rrugës dhe më pas ka përfunduar në murin rrethuas të një banese, duke kaluar edhe trotuarin.

Si pasojë e përplasjes, automjeti është shkatërruar totalisht në pjesën ballore, ndërkohë që drejtuesi i mjetit ka shpëtuar mbrekullisht dhe ka dalë pa lëndime nga makina.

Në vendngjarje kanë shkuar ekspertë të policisë rrugore ku po punojnë për dokumentimine  plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.