Transmetuar më 14-01-2021, 20:07

Gjendet pa shenja jete një person në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 18:20, në Doganën e Vorës.

Një person ende i paidentifikuar, rreth moshës 45-vjeç, është gjetur pa shenja jete, brenda mjetit tip kamion që drejtohej prej tij.

Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune, ku dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./noa.al/