Transmetuar më 14-01-2021, 19:07

Detaje nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e Kombit.

Katër personat që kanë ndërruar jetë janë pjesëtarë të së njëjtës familje nga Kosova.

Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh dhe fëmijët e tyre.

Trupat e pajetë ndodhen në morgun e Rrëshenit.

Ndërkohë një tjetër fëmijë ka mbetur i plagosur.

I plagosuri është dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë mjekësore ndërkohë që gjendja e tij është e rëndë.

Familja kosovare po udhëtonte me një mjet tip Citroen dhe është përplasur nga një automjet i tonazhit të rëndë (në foto).

Përplasja që mund të jetë provokuar edhe nga lagështira, rezultoi fatale, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Milot-Morinë, në afërsi të një karburanti në Rreshen, mjeti tip "Citroen" me të cilin udhëtonte një familje kosovare është përplasur me mjetin tip kamion me drejtues shtetasin I.I.,banues në Kosovë.

Për pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit tip "Citroen" , bashkëshortja e tij dhe 2 fëmijët dhe është plagosur fëmija i mitur, i cili është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë.

Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

tragjik./a.m/NOA.al