Transmetuar më 14-01-2021, 18:44

Aksidenti ka ndodhur në aksin Milot-Rrëshen pak çaste më parë.

Raportohet se një makinë tip Citroen ku ndodheshin pjesëtarë të një familje nga Kosova është përplasur me një kamion.

Raportohet paraprakisht se 4  persona kanë ndërrruar jetë dhe një fëmijë ka mbetur i plagosur.

Policia dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes.

Pritet të hetohen dhe sqarohen rrethanat e aksidentit.

(Foto ilustruese)