Transmetuar më 14-01-2021, 17:33

Edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, mori vaksinën kundër COVID-19.

Si shumë liderë të tjerë në botë Erdogan preferoi të dilte para kamerave, kur mori dozën e vaksinës.

Ai u vaksinua në një spital të Ankarasë.

-“Ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër”, tha presidenti turk, i cili sensibilizoi qytetarët që të vaksinohen, pa përjashtim.

– “Edhe unë u vaksinova”, shkroi Erdogan në rrjetet sociale.

Ministri i Shëndetësisë Fahrettin Koca u bë të mërkurën personi i parë që mori vaksinën kineze CoronaVac në vend. Pas ministrit, anëtarët e komitetit të Bordit Këshillimor Shkencor u vaksinuan gjithashtu.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, Turqia ka 1.1 milion punonjës shëndetësorë të cilët do të vaksinohen brenda një muaji.

Dy doza të vaksinës do të administrohen prej 28 ditë diferencë. Ata që e kaluan me sukses COVID-19 nuk do të vaksinohen në katër deri në gjashtë muaj pas shërimit të tyre.

Më herët të mërkurën, organi zyrtar i pajisjeve mjekësore të Turqisë miratoi CoronaVac për përdorim urgjent kundër koronavirusit të ri.

Grupi i parë i 3 milion dozave të vaksinës COVID-19 të porositura nga SinoVac Biotech e Kinës mbërriti në Turqi më 30 Dhjetor.

/a.m/NOA.al