Transmetuar më 14-01-2021, 17:20

Një 45-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet se ka vrarë një ukrainase dhe të dashurin e saj.

Ngjarja për të cilën bëhet fjalë ka ndodhur vitin e kaluar, në një shtëpi pushimi në Loutraki të Greqisë.

Ishte Prokuroria e Korintit që lëshoi një urdhër arresti kundër shqiptarit 45 vjeçar, që kishte pasur edhe lidhje me gruan nga Ukraina.

Sipas autoriteteve ai është larguar nga Greqia, prandaj Sigurimi i Korintit ka kërkuar që urdhri të shndërrohet në një urdhër arresti ndërkombëtar.

Motiv i ngjarjes dyshohet se ka qenë xhelozia. /k.k/noa.al/