Me 12 miljet në detin Jon, territori i Greqisë do të zgjerohet për herë të parë që nga viti 1947, kur ishujt Dodekanezë të pushtuar nga Italia, u bënë pjesë e shtetit grek.
Kështu janë shprehur mediat helene, duke iu referuar ministrit të Jashtëm të Greqisë, që ka shprehur siguri për zgjerimin në ujrat territoriale që kufizojnë me Shqipërinë.
"Kjo është hera e parë që nga viti 1947 që parlamenti grek është thirrur të votojë për rritjen e sovranitetit kombëtar," – tha Ministri i Jashtëm Nikos Dendias, në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme dhe të Mbrojtjes.
Zgjerimi i Greqisë vjen për shkak të rritjes së ujërave territoriale, në Jon me 12 milje detare.
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, duke folur në fillim të takimit të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Mbrojtjes, ku po diskutohet ligji përkatës, deklaroi se rritja e sovranitetit kombëtar tejkalon 13,000 kilometra katrorë.
Kjo është gjysma e madhësisë së Kretës.
"Qeveria po propozon të ushtrojë të drejtën e saj të patjetërsueshme për të rritur ujërat territoriale nga 6 në 12 milje," – tha Dendias.
"Kjo do të rrisë sipërfaqen e sovranitetit kombëtar me 10,079 sq.km dhe nëse merret parasysh zona e krijuar nga mbyllja ligjore e gjireve, ajo tejkalon 13 mijë sq.km," – vazhdoi ai.
“Zona e Kretës është pak më shumë se 8,500 sq.m., kështu që është një nder jashtëzakonisht i madh për mua, në emër të qeverisë Mitsotakis, të propozoj miratimin e këtij projektligji,” – shtoi Dendias.
Kjo çështje ka më shumë se një dekadë që diskutohet, ndërsa Shqipëria e ka çuar çështjen për diskutim në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës.
/a.m/NOA.al