Transmetuar më 14-01-2021, 15:35

Një 38-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka spërkatur me lëndë djegëse fqinjët pas një debati.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale, Ç.Z., banues në Elbasan, i cili gjatë një konflikti për motive të dobëta nën efektin e alkoolit u ka hedhur në trup lëndë djegëse në trup dy fqinjëve të tij, S.Sh. dhe K.Sh..

Policia thotë se dy fqinjët janë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/