Transmetuar më 14-01-2021, 14:59

Një 35-vjeçar është arrestuar pasi u zbulua se shiste lëndë narkotike në qytet.

Ai është 35-vjeçari Fatjon Kamberllari, nga Pogradeci, në banesën e të cilit u gjet edhe një sasi droge.

Heroina ishte e ndarë në doza dhe gati për shitje, teksa po ashtu iu sekuestruan edhe një sasi të hollash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". /k.k/noa.al/