Transmetuar më 14-01-2021, 15:22

Ashtu si një vajzë "pin-up" e viteve 1950, me të brendshme të kuqe me dantella, me detaje "fetish" Rihanna është gati për Ditën e Shën Valentinit (14 shkurt).

Ylli i popit dhe sipërmarrësja, prezantoi linjën e saj të re të të brendshmeve në mediat sociale, duke u shfaqur transparente dhe "hot".

"V Day for my boo", shkruan ajo në një foto dhe më pas me shaka: "Ti nuk je i Valentini im i vetëm", duke iu drejtuar të dashurit të tij të ri, A & ap Rocky, me të cilin është lidhur prej gati një viti.

Ylli pozon duke shkelur syrin në foto me një ritëm shumë të lartë erotik, të veshur me rrobat e linjës së saj të re të të brendshmeve, të cilave ajo i ka shtuar një shkëlqim me çorape dhe doreza ‘PVC’.

Historia e dashurisë së Rihannas me A & ap Rocky, duket se ka filluar menjëherë pas ndarjes së këngëtares nga Barbados me manjatin e biznesit, miliarderin Hassan Jameel.

Rihanna dhe A&AP, të dy 32 vjeç, janë parë së bashku shumë herë në "Big Apple" dhe në janar të vitit të kaluar, kur lidhja e tyre me sa duket filloi, ata ndanë një apartament në një hotel luksoz të Nju Jorkut. /e.a/noa.al/

Fotot: Tgcom