Transmetuar më 14-01-2021, 14:47

Një 17-vjeçar në fshatin Skuraj të Kurbinit u evidentua me armë zjarri dhe kanabis në banesën e tij.

I identifikuar me inicialet A. M, ai kishte fshehur doza kanabisi gati për shitje, si dhe armë e fishekë.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, një armë zjarri pushkë dhe 50 fishekë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 17-vjeçari ka çuar në banesë lëndën narkotike, municionin luftarak dhe armën e zjarrit, pa dijeninë e të atit të tij.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje". /k.k/noa.al/