Transmetuar më 14-01-2021, 14:24

Dy qitësit, që kishin marë përsipër të ekzekutonin me një automatik “Scorpions”, Ylli Ibrahimin, rezultojnë të jenë nisur nga Tirana në drejtim të Milotit.

Ata besohet se janë paguar nga grupe kriminale që kanë rivalitet me kontigjentë kriminalë në zonën e Laçit, ku qëndronte shpesh dhe Ylli Ibrahimi, person ky me precedentë të mëparshëm penalë, sipas ‘Ora news’.

Në këtë ngjarje të rëndë kriminale, ku siç duket edhe në pamje filmike, autorët kanë qënë të mirëorganizuar për të kryer atentatin dhe dyshohen se kanë marë pjesë më shumë se dy persona.

Sipas anëtarëve të grupit hetimor, Ibrahimi është mbajtur në vëzhgim nga dy persona të tjerë në zonën e Milotit, të cilët raportonin mbi lëvizjet e objektivit, dy personat e tjerë që shihen në pamje filmike mbi motor.

Sapo Ibrahimi, është ulur në një kafene në zonën e Milotit, informatorët kanë treguar vendodhjen e tij dhe menjëherë drejt vendit janë nisur dy personat me motor.

Të armatosur me një automatik “Skorpions”, grupi i qitësve, që ka dyshime se janë nga qyteti i Vlorës, është parë për herë të parë në kamerat e aeroportit të Rinasit, duke udhëtuar drejt zonës së Fushë-Krujës.

Kamerat e bizneseve e kanë pikasur motorin me dy personat në rrugën dytësore në drejtim të Milotit, ku në këtë zonë kanë qëndruar deri në një sinjalizim të dytë, kur Ylli Ibrahimi, të dilte nga lokali.

Personat me motor në të gjithë kamerat e analizuara nga Policia dhe prokuroria e Laçit, shfaqen me skafandër në kokë, duke mos pasur asnjë shenjë identifikimi.

Ata janë vënë në lëvizje sapo, janë informuar se Ylli Ibrahimi ka dalë nga lokali dhe ndodhej duke ecur në këmbë në trotuar.

Në mënyrë të befasishme, Ibrahimi është qëlluar mbi 15 herë me “Skorpions”, ku pjesën më të madhe të plumbave, plot 7 copë, i ka marë në pjesën e këmbëve dhe asnjë në trup.

Fatmirësisht, Ibrahimi ka mundur të shpëtojë. Ai është plagosur në këmbë ku plumbat I kanë shkaktuar dëmtime të shumta, për të cilat i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në spitalin e Traumës në Tiranë. /e.a/noa.al/

Foto: Google