Transmetuar më 14-01-2021, 12:55

Në Fier, një çift bashkëshortësh janë arrestuar me akuzën e shpërndarjes lëndëve narkotike dhe falsifikim të vlerave monetare.

Në kuadër të operacionit të koduar “Shtegtari”, janë arrestuar Edmond Bishani 56 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Rovena Bishani 44 vjeçe, banues në Fier.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre të marrë me qira në Fier, u gjetën dhe u sekuestruan 28 doza me lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe 24 doza me lëndë narkotike kananis sativa.

Po ashtu, prokuroria ka nxjerrë urdhër arresti për çiftin, pasi në tre raste të ndryshme dyshohet se kanë blerë artikuj me kartëmonedha të falsifikuara.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë ka nxjerrë urdhër ndalimi për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, pasi këta shtetas, në qytetin e Lushnjës dhe Divjakës, në kohë të ndryshme kanë blerë artikuj me kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, ku janë dokumentuar 3 raste në muajt Korrik dhe Dhjetor 2020”, – thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al/