Transmetuar më 14-01-2021, 12:25

Një banesë është përfshirë nga flakët sot në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një banesë te një pallat në hyrje të zonës së "Freskut" në kryeqytet.

Nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit.

Zjarrfikësit po punojnë për shuarjen e flakëve. /e.a/noa.al/