Transmetuar më 14-01-2021, 09:00

Një 41 vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Bllatë të Dibrës. Arrestimi i përkohshëm i shtetasit me inicale, K.K, banues në Bulqizë, u krye pasi Interpoli italian, më 7 janar të 2021 e ka shpallur atë në kërkim ndërkombëtar.

41-vjeçari është dënuar nga Gjykata e Torinos në Itali me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore”.

“Arrestimi i përkohshëm u krye pasi INTERPOL Roma / Itali, më datë 07.01.2021 ka shpallur në kërkim ndërkombëtar shtetasin shqiptar K. K., alias G. H.,  pasi Gjykata e Torinos / Itali, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 5 muaj e 27 ditë burg për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh” , “Vjedhje” dhe “Kundërshtim i punonjësve në detyre shtetërore” (u është larguar me forcë Karabinierëve ne Torino)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme. /e.a/noa.al/