Transmetuar më 14-01-2021, 08:32

Trupi pa jetë i një 50-vjeçari është gjetur mëngjesin e sotëm në anë të një kanali në lagjen "24 Maji" në Vlorë.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi me iniciale G.B, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Paraprakisht dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal.

“Më datë 14.01.2021, rreth orës 07:00, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në anë të një kanali është gjetur pa shenja jete shtetësi G. B., rreth 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili vuante nga sëmundja e epilepsisë.

Nga verifikimet paraprake nuk konstatohen shenja dhune. Dyshohet se ky shtetas është rrëzuar aksidentalisht kur ka qenë duke ecur dhe për pasojë është mbytur në kanal”, thuhet në njoftimin e policisë. /e.a/noa.al/

Foto ilustruese