Transmetuar më 13-01-2021, 23:24

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në Kosovë.

Një grua e moshës 56 vjeçare është gjetur pa shenja jete brenda një automjeti në fshatin Partesh të Gjilanit.

Një automjet i cili kishte ndaluar në mes të rrugës mesditën e sotme kishte brenda një femër e cila ishte pa shenja jetën.

Ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar forcat blu ku po punojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes së 56-vjeçare.

“Ju njoftojmë se sot rreth orës 17:24 jemi njoftuar nga qendra emergjente 112 se në Partesh një veturë është ndalur mes rrugës ku gjindet një femër që dyshohet se është pa shenja jete . Ndihma parë ka shkuar në atë lokacion e cila ka konstatuar se personi është pa shenja jete. Rrethanat e vdekjes janë duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë./noa.al/