KQZ/ Votimi elektronik dhe vota e emigrantëve, partitë japin propozime, ndahen pa kompromis
Transmetuar më 13-01-2021, 19:56

PS dhe PD nuk bien dakort për votimin elektronik të 25 prillit.

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi këtë të mërkurë është takuar me përfaqësuesit e partive politike ku ka diskutuar në lidhje me debatin për numërimin elektronik.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se PS-ja nuk pranon që testimi të bëhet në Tiranë, Fier dhe Korçës.

Për shkak të kostos së lartë, PS pretendon që testimi të bëhet vetëm në një Zonë të Administrimit Zgjedhor (ZAZ).

Ky testim sipas PS-së, mund të bëhet nga KQZ-ja.

Ndërkohë, Partia Demokratike i qëndron variantit që testimi të bëhet në Korçë dhe në Fier.

Teksa nuk është rënë dakord mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për konsensus për testimin e votimit/numërimit elektronik, në mbledhjen e sotme palët kanë rënë dakord që SMARTMATIC të bëjë identifikimin biometrik në të gjithë vendin për 25 prillin.

Ndërsa në lidhje me votën e emigrantëve nuk ka një vendim përfundimtar nga palët.

PS-ja kërkon disa korrigjime teknike, ndërsa LSI shprehet skeptike për postën. PD nuk ka dhënë asnjë mendim lidhur me votën e migrantëve./a.m/NOA.al