Bruksel/ Pas vdekjes së një 23 vjeçari në komisariat shpërthejnë protesta të dhunshme, disa të plagosur
Transmetuar më 13-01-2021, 19:36

Më shumë se 400 simpatizantë, anëtarë të familjes dhe miq u mblodhën në Bruksel, për të protestuar kundër vdekjes së Ibrahima B., ngjarje e ndodhur të shtunën e kaluar. 23-vjeçari  vdiq pas arrestimit.

Sipas avokatit, policia e la atë pa ndjenja në dysheme për më shumë se pesë minuta gjatë marrjes në pyetje në stacionin e policisë. Pavarësisht nga përpjekjet e organizatës, manifestimi u shoqërua me konfrontime midis forcave të pranishme të policisë dhe disa protestuesve.

Raportohen tre të plagosur: dy oficerë policie dhe një demonstrues, që i mori një ambulancë.

Në prag të tubimit, familja e Ibrahima mbajti një konferencë shtypi në të cilën ata theksuan kërkesën e tyre për drejtësi.

Autoritetet Belgjike njoftuan të Mërkurën se një hetim do të nisë për vdekjen e një njeriu me ngjyrë, i ndaluar nga policia.

23-vjeçari, i identifikuar vetëm me I.B., vdiq në Bruksel të Shtunën.

Zyra e prokurorit të Brukselit tha të mërkurën se një ekip i posaçëm do të caktohet për të udhëhequr hetimin.

Urdhri erdhi ndërsa rreth 300 njerëz demonstruan sot në Bruksel, duke kërkuar që autoritetet të ndriçojnë incidentin.

Sipas prokurorëve, I.B. u arrestua pasi ai dyshohet se u përpoq t’u ikte oficerëve që kontrollonin një grup njerëzish të mbledhur në Brukselin qendror. Ata u mbodhën  pavarësisht nga një ndalim për tubimet publike të vendosura për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Ai më pas u dërgua në një stacion policie, ku i ra të fikët, thanë prokurorët. Ai u transferua në spital, ku atje u shpall i vdekur.

Media lokale raportoi se I.B. kishte filluar të regjistronte policinë me smartphone të tij të Shtunën kur oficerët vendosën të kryenin një kontroll të ID-së mbi të. Zyra e prokurorit tha se ka sekuestruar imazhet e mbikëqyrjes së video, si nga stacioni i policisë ashtu edhe nga vendi i arrestimit të burrit.

Comité P i Belgjikës, një organ i pavarur që mbikëqyr shërbimet e policisë, po heton dhe një mjek është caktuar për të kryer një autopsi, si dhe teste të toksikologjisë, nga ana e  zyrës së prokurorit.

Ai shtoi se familja dhe avokati i I.B ishin takuar me kryeprokurorin të mërkurën në mëngjes dhe se atyre iu dha garanci se "të gjitha mjetet janë dhe do të zbatohen për të hedhur dritë mbi atë që ndodhi".

/a.m/NOA.al