Transmetuar më 13-01-2021, 16:56

Sipas statistikave, në valën e dytë të koronavirusit kanë ndërruar jetë më shumë gra sesa burra.

Për këtë fakt, një profesor nga Britania e Madhe ka dhënë shpjegime se përse ka ndodhur diçka e tillë.

Për profesorin David Strein, pedagog në Universitetin e Exeter, ka disa arsye hipotetike për këtë ndryshim të raporteve.

Një prej arsyeve, tha ai për The Sun, është variant i ri i virusit:

“Le të imagjinojmë se të gjithë kemi një farë tolerance për virusin. Nëse sasia e virusit me të cilin ne biem në kontakt është mbi këtë kufi, ekspozimi kthehet në sëmundje

Tani virusi është më ngjitës, kështu që na duhet një sasi shumë më e ulët për t’u infektuar, pra, njerëzit që “në fillimet e pandemisë nuk kishin gjasa të sëmureshin (gratë), ato papritmas bëhen më të rrezikuara”. /k.k/noa.al/