Transmetuar më 13-01-2021, 16:21

Një i ri nga Tirana është vënë në pranga, në lagjen 11 të Korçës.

27-vjeçari Redjon Jaho u konstatua se lëvizte me thikë me vete.

Krahas mjetit prerës, gjatë kontrollit fizik iu gjet edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. /k.k/noa.al/