E dhimbshme! Del emri dhe fotoja e 22-vjeçares, që ndërroi jetë në Selanik
Transmetuar më 13-01-2021, 16:04

Marie Gjura është vajza 22 vjeçare nga Librazhdi, e cila humbi jetën pak ditë më parë në Selanik të Greqisë.

Faqja në Facebook, “Librazhdi ynë” publikoi emrin dhe foton e vajzës që humbi jetën tragjikisht.

Ajo u raportua në media më herët se ra nga një lartësi në banesën e saj gjatë netëve të ndërrimit të viteve dhe mori plagë të rënda. Pavarësisht ndihmës së mjekëve, ndërroi jetë në spital, 10 ditë më vonë.

Pati raportime të ndryshme mbi motivin, megjithatë ato mbeten të pakonfirmuara.

Familjarët, të afërm morën ngushëllime të shumta nga komuniteti shqiptar në Selanik dhe Librazhd, të cilët mbetën të tronditur nga kjo fatkeqësi e madhe, që i mori jetën në lule të rinisë 22-vjeçares nga Librazhdi.

/a.m/NOA.al